Deputeti Qefalia gjobitet për parkim të gabuar: Policia që duam

Policia rrugore duket se nuk po kursen as ligjvënësit shqiptarë për mos respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.Deputeti i PS, Xhemal Qefalia, është gjobitur për parkim të gabuar, pasi e kishte e lënë  makinën në parking dysh në rrugën e kryesisë së Kuvendit dhe vetë ishte futur në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ku ishte i pranishëm edhe Ministri Tahiri.Teksa ka lënë mbledhjen, Qefalia ka gjetur gjobën në xhamin e makinës.Këtë moment ai ka dashur ta ruajë si kujtim dhe kolegu i tij Pirro Lutaj  është treguar i gatshëm ta fotografojë Qefalinë, fytyrë qeshur teksa tregon dhe gjobën e marrë.Foton deputeti Qefalia e postoi në Facebook, duke e shoqëruar me diçiturën “policia që duam”.[caption id="attachment_668208" align="alignnone" width="640"]qefalia Deputeti Qefalia teksa tregon gjobën e marrë[/caption]