Shkëmbi i Kavajës, s'ka infrastrukturë për turizëm, ankohen operatorët
Banorët dhe operatorët turistikë në Shkëmbin e Kavajës në Golem thonë se zona nuk plotëson kushtet për të pritur vizitorë. Sipas tyre mungesa e rrugëve dhe e ndriçimit publik ka sjellë shqetësime tek turistët, të cilët çdo herë e më pak preferojnë të rikthehen.Durres- Zona e Shkëmbit të Kavajës, një nga më të frekuentuarat nga turistët në Durrës, rrethohet nga një infrastrukturë aspak e përshtatshme për të pritur vizitorë. Rrugët e brendshme janë të pa shtruara, dhe të mbushura me pellgje uji. Banorët bëjnë thirrje që të mendohet për turizmin në këtë zonë.Banorët thonë: Për fëmijë, për gra rruga është pa ndriçim frika është më e madhe. Ne duam turista, po a i kemi mbushur kërkesat tona me ardhur turistat? Kjo është pikëpyetje e madhe. Në dimër ka ujë, baltë, në verë ka pluhur. Në qoftë se dikush ka blerë shtëpi këtu e ka blerë 30 mijë euro, por 15 mijë euro nuk e blen më njeri shtëpinë këtu. Njerëzit kanë ikur, janë larguar. Sipas banorëve, ankesat e tyre nuk merreshin parasysh as nga njësia administrative e Rrashbullit dhe as nga bashkia e Durrësit.Banorë të tjerë : Rugët janë më keq se në plazhin e Durrësit. Kjo ndikon ne largimin e turistëve, të cilët vijnë për 10 ditë dhe shkojnë për 5 ditë. Turistët kur e shohin këtë gjendje nuk kanë dëshirë të vijnë për herë të dytë dhe nga infrastruktura po ikin shumë, kështu që mendoj që qeveria duhet të bëjë diçka për këto rrugë.Në këtë zonë është zgjidhur problemi i kanalizimeve të ujërave të zeza, falë zbatimit të projektit të Bankës Botërore, ndërkohë që furnizimi me ujë të pijshëm deri diku plotëson nevojat e banorëve./Oranews.tv/