Në dy ditë 46 gjoba për përmirësimin e shërbimit urban në Tiranë

Plot 46 gjoba me vlerë 386 mijë lekë të reja ka vendosur Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit në bashkinë e Tiranës për mosrespektimin e masave të bëra publike disa ditë më parë nga nënkryetari Arbion Mazniku, pas rritjes së cmimit të biletës në vlerën 40 lekë.Rudina Hoxha: Janë prekur të gjitha pikat, por numrin më të madh të gjobave e mban kondicionimi dhe gjobat që kanë të bëjnë me komoditetin e linjave, autobusëve.Pas gjithë kontrolleve që po bëhen, janë lënë afatet e caktuara dhe në rast se nuk janë respektuar afatet dhe korrigjimi i këtyre shkeljeve, fillon përshkallëzimi i gjobave me të gjitha nivelet e tyreRudina Hoxha drejtoreshë e AMK bëri me dije se linjat e transportit urban në të cilat janë konstatuar më shumë shkelje është ajo e saukut, Sharrës dhe e Uzinës së traktorit, ndërsa linja e Kombinatit ka përmirësuar ndjeshëm shërbimin.Rudina Hoxha:  Linja e Kombinatit ka pasur sanksione, por ajo ka qenë një linjë që i ka përmbushur më mirë këto kritere. Në oraret e pasditës ka ndodhur disa shkelje si psh mos dhënia e biletës dhe për këtë qëllim janë marrë masa, prandaj monitorimi po bëhët gjatë gjithë ditës.Agjensia për mbrojtjen e konsumatorit bëri me dije se është në proces monitorimi edhe përsa i përket tregtimit të aboneve nga operatorët.