Banorët e Dajçit: Bllokojmë rrugët nëse s'na jepet dëmshpërblimi
Banorët e prekur nga përmbytjet e rreth 5 vjetëve më parë në zonën e nën Shkodrës kanë protestuar para bashkisë. Ata përsëritën kërkesën për dëmshpërblim, në të kundërt thonë se do të përshkallëzojnë protestat deri në bllokim rrugësh.Protesta e banorëve të nën Shkodrës nga zona e Dajçit u zhvendos para bashkisë Shkodër. Ata kërkuan mbështetje nga vendorët për dëmshpërblimin e përmbytjeve të vitit 2010-2011, në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat deri në bllokim rrugësh.Banorët thonë : Ne kërkojmë një gjë të ligjshme dhe kjo pjesë e të përmbyturëve të Shkodrës është në kufij me Malin e Zi. Mali i Zi, nga e njëjta përmbytje nga shteti shqiptar është dëmshpërblyer, ndërsa ne nuk kemi marë asnjë qindarkë nga dëmshperblimi i asaj përmbytjeje. Ky shqetësim kaq i madh i të gjithë popullit te nën Shkodrës dhe i një pjese të Shkodrës të futet në rendin e ditës të Këshillit Bashkiak dhe të institucioneve të tjera të rrethit të Shkodrës.Pas kërkesave të banorëve të këtyre zonave, ka reaguar këshilli i qarkut dhe bashkia Shkodër.Greta Bardeli, kryetare e këshillit të qarkut: Nuk mund të bëjmë lojë politike në shtëpitë tuaja nën ujë, më kulturat tuaja bujqësore te shkatërruara, me bizneset e dëmtuara. Mbështetja e institucionit të keshilit të qarkut Shkodër për shqetësimet, problemet e banorëve nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë.Arben Gjuraj, nën kryetar i bashkisë: Me të drejtë ato kërkojnë zbatimin e vendimit të keshillit të ministrave nr. 842 dt 06.12.2011, për miratimin e vlerës së kompensimit të dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore dhe në biznese.Kjo është e disata protestë që zhvillojnë këta banorë që deri më tani kanë marrë vetëm 49% të shumës për dëmin e shkaktuar. Burime për Ora Neës kanë bërë me dije se po rakordohet nga prefektura e Shkodrës në bashkëpunim me qeverinë për nxjerrjen e diferencës nga dëmi i shkaktuar nga përmbytjet dhe kompensimi i energjisë, për t’ua shpërndarë më pas familjeve të prekura.