Rama takon deputetët PS dhe ministrin Tahiri, konsumon një kafe
Me të mbaruar ceremoninë e projektit të kamerave të trupit të policisë kryeministri, njëkohësisht kreu i PS-së është fokusuar të ulet në një lokal së bashku me disa deputetë socialistë, përpara Drejtorisë së Policisë së TiranësTryezës ku ishin ulur Pirro Lutaj, Paulin Sterkaj, Arben Çuko,Xhemal Qefalia më vonë iu bashkua edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.Rama ka konsumuar dhe një cigare.Nuk dihet tema e bisedës së tavolinës e cila ka zgjatur rreth 15 minuta një kohë e mjaftueshme për të konsumuar një kafe pas ceremonisë.Një takim i tillë vjen vetëm pak minuta pasi Blushi bëri publike platformën e tij për kryetar të PS-së duke deklaruar se PS, të cilën aktualisht e quajti kaotike do ta kthente në parti të majtë. Edhe deputetja e Shkodrës Mimoza Hafizi deklaroi mbështetjen e saj.
