Sot lokali në Pogradec si gërmadhë, rrëfimi i dëshmitarit: Njerëzit u hodhën nga dritaret
Një ditë pas shpërthimit lokali i ngjan një gërmadhe.I ngritur në hyrje të fshatit Beragozhd , njësia administrative Dardhë lokali ishte pika ku grumbullosheni banorët e fshatit për të kaluar orët e pasdites. Por tashmë çdo gjë është shkatërruar.Mësohet se pronari e kishte me kredi lokali.Dyshohet se shpërthimi ndodhi për shkak të rrjedhjes së gazit të një bombole gazi brenda në lokal ku ishte ndezur dhe një sobë me dru.Nga shpërthimi 25 të plagosur ndodhen në QSUT.Policia e Korcës ka arrestuar pronari i lokalit, në fshatin Dardhas. Romario Muçka, 20 vjeç për "Plagosje e rëndë nga pakujdesia" si edhe "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse".Ndërkohë një prej dëshmitarëve, fatmirësisht me djegie të gradës së parë rrëfen momentin kur ndodhi shpërthimi në lokal.Sipas Elvin Hamollit sasia e gazit ishte aq e madhe sa të jeptë përshtypjen e një stuhie bore.Elvin Hamolli: Ne fillim gazi erdhi si stuhi bore, gjer arriti tek soba me dru dhe shpërtheu. Nga dritarja e vogël e kuzhinës vinte flaka. Kush e kush të mund të fshihej. Një nën tavolinë, njëri andej duke u përpjekur të mbroheshin më pas kur presioni dëmtoi dyert e dritaret, ca filluan të hidheshin për të shpëtuar. Nga shpërthimi prej gazit u plagosën të paktën 30 persona, 25 nga të cilët në gjendje më të rëndë po marrin mjekim më të specializuar në reaprtin e djegieve në QSUT.[caption id="attachment_668373" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lokali ne fshatin Beragozhd te Pogradecit ne nje dite te zakonshme para shperthimit[/caption][caption id="attachment_668374" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lokali ne fshatin Beragozhd te Pogradecit ne nje dite te zakonshme para shperthimit[/caption]

/Oranews.tv/