Kamera në trup, Rama: Janë regjistruar histori suksesi, Tahiri: S'ka më favore

Tashme  çdo punonjës policie do jetë i pajisur me kamer trupi, e cila do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë kohës kur efektivi është  në detyrë.Projekti, i cili ka nisur fillimisht në Tiranë do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Kamerat do të jenë të lidhura me sallën operative të policisë, nga e cila do të monitorohet çdo sjellje e efektivit në raport me qytetarët.Projekti u lancua këtë të martë  në një ceremoni në Drejtorinë e Policisë së Tiranes,  në prani  edhe të kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë  e cilësoi këtë teknologji si një reformë që heq çdo justifikim apo alibi për të manipuluar të vëretetën në raport mes punonjësit të policisë dhe qytetarit.Rama:  Përmes kamerave të trupit janë regjistruar disa histori suksesi në periudhën e provave dhe kolaudimit që nga operacioni “Kruja” tek ai tjetri i quajtur “Prokurori” deri tek "Tempesta 2015" ku janë kapur autorë të dyshuar vrasjes, është arrestuar një prokuror dhe janë arrestuar 5 persona. Vetëm në këtë periudhë provash ka pasur arrestim të efektivit të policisë për rryshfet.Heqim çdo justifikim, çdo alibi dhe instrument për të manipuluar të vërtetën nga çdo komunikim i policit me qytetarin, gjithçka resgjistrohet. I japim fund çdo mundësie nga ana e qytetarëve, veçanëerisht nga ata që ndihen më të rëndësishëm se të tjerët për të fajësuar policët në përpjekje për të justifikuar një shkelje të ligjit të rëndomte në rrugë.Ndërsa për Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, kamera në trupin e cdo polici do te jetë një element  sigurie për ta.Tahiri: . Me kamerën e trupit punonjësi i Policisë nuk ka më mundësi as të bëhet pre e presionit, as të bëjë favore në emër të kujtdo që nesër mund të shkelë ligjin. Sepse vetë punonjësi i Policisë i monitoruar me kamera do e ketë krejtësisht të pamundur të mos e zbatojë ligjin. Pas ceremonisë  kryeministri së bashku me Ministrin Tahiri dhe deputetë të tjerë socialistë kanë konsumuar një kafe në lokalet pranë drejtorisë  së policisë.[caption id="attachment_668295" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Kamerat e trupit te policeve Ne foto: Kamerat e trupit te policeve[/caption]