Kërcënimi i Britanisë së Madhe, BE bën gati lëshimet që e shmangin daljen nga Unioni
Pas kërkesave të vazhdueshme të bëra nga Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, për të ndryshuar disa prej politikave të ndjekura nga BE, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka prezantuar ofertën e tij të fundit për të mbajtur vendin ishullor brenda bllokut me 28 anëtar.Propozimet e tij synojnë që të përmbushin deri në një masë të caktuar pretendimet e shpalosura nga Britania.Drafti është i orientuar në katër pika kyçe të cilat janë Emigrimi dhe Përfitimet e Emigrantëve, sovraniteti i vendeve antare, rritja e fuqisë vendim marrëse mbi ekonominë vendase dhe konkurenca.Bashkimi Europian ka bërë një sërë lëshimesh, të cilat i heqin Britanisë së Madhe detyrimin për të qënë në një linjë me të gjitha politikat e propozuara nga unioni. Gjithashtu, Londra do të ketë më shumë autonomi në politikat e emigratnëve si dhe në ato ekonomike.Sa i përket fushës legjislative, në rast se drafti do të miratohet, të gjitha shtetet që janë pjesë e BE-së do të kenë mundësi që të refuzojnë ligje do të vijnë nga unioni, në rast se një gjë e tillë do të aprovohet nga më shumë se 55% e parlamenteve vendase.Në një intervistë të dhënë pas publikimit të draftit, Kryeminsitri Cameron ka deklaruar nevociatat kanë shënuar progres, por ka ende punë për t'u bërë.Në rast se palët do të arrijnë një marrëveshje brenda muajit Shkurt, referendumi popullor nga i cili do të varet edhe e ardhmja e Britanisë brenda Bashkimi Europian do të zhvillohet në muajin Qershor, dhe jo në vitin 2017 ashtu sikurse ishte parashkuar./Oranews.tv/