Vret veten kuzhinieri më i mirë në botë
Kuzhinieri më i mirë në botë me tre yje, Michelin ka vrarë veten. Benoit Violier u gjet i pajetë në apartamentin e tij, teksa kolegët dhe stafi me të cilët punonte janë shprehur të shokuar nga vdekja e tij. 44 vjeçari menaxhonte një restorant në afërsi të qytetit të Lozanës.Shefi i kuzhinës Benoit Violier, restoranti i të cilit në Zvicër u nominua si më i miri në dhjetor të 2015, është gjetur i vdekur në banesën e tij. 44 vjeçari menaxhonte një restorant në afërsi të qytetit të Lozanës. Ai ka fituar tre yje Michelin dhe u klasifikua në vendin e parë në listën franceze të një mijë restoranteve më të mira në botë. Sipas deklaratës së policisë zviceriane, kuzhinieri i lindur në Francë ka vrarë veten me armë zjarri.Vdekja e tij vjen vetëm disa muaj pas vdekjes së Philippe Rochat, mentor dhe paraardhës i tij në restorantin de l'Hotel de Ville. Volier nisi punë në restorant në vitin 1996 dhe në 2012 ai mori përsipër menaxhimin së bashku me bashkëshorten e tij Brigitte.Të gjithë miqtë, kolegët dhe stafi me të cilët punonte janë shprehur të shkokuar nga vdekja, duke u shprehur se ai ishte një person i qeshur, pa simptoma depresioni. Rruga e tij në artin e kuzhinës nuk ka qenë e lehtë dhe as vështirë. Pas marrjes së yllit të katërt, ai u shpreh se suksesi vjen pas një disipline e ashpër, kurse pasionin e gastronomisë e ka trashëguar nga nëna e tij. Sa u përket standardeve që ai mbante në një nivel të lartë, ai u shpreh: Asgjë nuk është definitive, çdo gjë duhet të përsëritet ditë pas dite.