Lideri i Çeçenisë kërcënim me vrasje liderit të opozitës ruse

Ramzan Kadirov, lideri i Çeçenisë ka publikuar një video në Instagram ku kreu i opozitës ruse, Mikhail Kasjanov duket në objektivin e një snajperi. Kasjanov, një prej kritikëve të ashpër të presidentit rus, Vladimir Putin e ka konsideruar videon një kërcënim të drejtëpërdrejtë për vrasje, teksa Kadirov quan tradhëtar dhe armiq të gjithë kritikët e presidentit Putin. Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadirov ka postuar një video në rrjetin social Intagram, në të cilën duket kreu i opozitës ruse, Mikhail Kasjanov i shënjestruar nga një snajper. Kasjanov, kreu i partisë opozitare RPR PARNAS, ish kryeministër, është një prej kritikëve të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin.Kohët e fundit, Kadirov në deklaratat e tij i ka quajtur kritikët e Putinit "armiq" dhe "tradhtarë", kurse opozita ruse e ka përshkruar postimin si një kërcënim të dejtëpërdrejtë për vrasje. Udhëheqësi çeçen deklaroi se Kasjanov ka kërkuar fonde për opozitën në Strasburg, duke kërcenuar me fjalët, se ai që nuk e kupton, shumë shpejt do ta kuptojë.Në mars të vitit të shkuar, Kadyrov  reagoi në Instagram në lidhje me vrasjen e liderit të opozitës, Boris Njemstov në Moskë, në të cilin mbronte një prej çeçenëve të akuzuar në krim. Një ditë më pas presidenti Putin vlerësoi me një cmim të lartë Kadirov. Video ka marrë 16 mijë pëlqime teksa kreu i çeçenisë është i njohur për lidhjet e ngushta me Putin, i cili e inkurajoi atë për të shtypur një kryengritje separatiste në Çeçeni.Mijëra civilë vdiqën në republikën e Kaukazit Verior, kur trupat ruse luftuan rebelët në vitet 1990. Videoja e re është e fundit në një seri mesazhesh kërcënuese nga Kadyrov kundër kritikëve të Kremlinit.chechen-leader-ramzan-kadyrov-walks-inside-kremlin