Mimoza Hafizi mbështet Blushin, reagon deputeti: Ka dhe të tjerë. Shpresoj të mos penalizohen
Deputetja e Shkodrës, Mimoza Hafizi shprehu publikisht mbështetjen e saj për kërkesën e Ben Blushit, që të ketë zgjedhje në Partinë Socialiste. Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i Ben Blushit i cili duke e falenduar për mbështetjen shton: Ka edhe deputetë të tjerë që duhet të flasin, të mos kenë frikë. Unë dua që PS të kthehet në parimet e së majtësShpresoj që deputetët që më mbështesin, të mos penalizohen"Postimi i Mimoza Hafizit Miq të nderuar! I bashkohem kolegut tim Ben BLUSHI në kërkesën për respektimin dhe zbatimin e statutit të Partisë Socialiste e normave themelore të qënies bashkë në këtë grupim të madh politik. I kam ofruar mbështjetje në rrugëtimin dhe platformën për Kongresin e ardhshëm të Partisë. Do mundohem të përcjell në këtë dokument dhe në aspiratat tona për të ardhmen e partisë ku bëjmë pjesë, të gjithë përvojën e punës sime shumëvjeçare me strukturat socialiste të Tiranës e Shkodrës, zërin kritik të socialistëve shkodranë, analizat e përgjegjshmërisë qeverisëse deri në nivel bazë dhe reflektimet për një frymë të re bashkëpunimi e respekti. Mirëpres çdo sugjerim, besoj që kauza e një partie të madhe nuk i përket vetëm antarëve të saj, por çdo qytetari.