Drejtori i DAR Lezhë: S’ka të parë e të fundit, arsimi një prerje në gjithë vendin

Përcaktimi i Lezhës, ndër qarqet e fundit për rezultate gjatë testit të zhvilluar me klasat e treta dhe të pesta nga Ministria e Arsimit është kundërshtuar nga Drejtori i Arsimit, Bardhok Pulaj.Sipas tij sistemi arsimor shqiptar është i tillë që ka prerje gjithandej dhe nuk mund të flitet për të parë apo të fundit.Bardhok Pulaj: Brenda një teksti nuk mund të përfshihet renditja. Unë nuk di që renditja ka të parë, të dytë, e të tretë, por dhe në Lezhë si në të gjithë Shqipërinë ka nxënës shumë të mirë dhe të dobët. Kjo lloj rënditje nuk tregon atë dobësi që ka sistemi arsimor në Lezhë, sepse nuk ka as arritje më të madhe as dobësi të madhe, sistemi arsimor në Shqipëri ka një prerje, por unë shoh çdo ditë e me shumë që mësuesit dhe nxënësit janë më të angazhuar.Deklarata e Drejtorit të Arsimit në Lezhë, Bardhok Pulaj u bë nga gjimnazi i qytetit të Lezhës, ku ishte i pranishëm në orën e letërsisë dedikuar shkrimtarit me famë botërore Ismail Kadare.