Përfundon unaza e jugut, Rama: Ndërhyrja e parë që prej elektrifikimit në vitet '70

Jugu i Shqipërisë tashmë do të ketë një furnizim më cilësor me energji elektrike. Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në përfundimin e ndërtimit të linjës 110 kv ku ka deklaruar se kjo ndërhyrje është e para që prej elektrifikimit të vendit.Kryeministri premtoi se shumë shpejt do të përfundojnë edhe ndërtimi I interkonjeksionit me Kosovën dhe Maqedoninë.Rama: Vazhdonte dhe vazhdon të furnizohet me rrjetin e ndërtuar në periudhën e elektrifikimit në vitet ‘70. Ndërkohë që nevoja për konsum është me herë e me herë më e madhe nga sa mund të furnizojë ai rrjet.Sipas ministrit Gjiknuri konsumatorët shqiptarë, janë fuqia e vërtetë, pasi për shkak të pagesave janë bërë të mundur edhe ndërhyrjet në në rrjetin elektroenergjetik shqiptar.Gjiknuri: Qytetarët e kanë kuptuar shumë mirë, energjia nuk është taksë që e vendos qeveria. Energjia është fuqia jonë e përbashkët për ta cuar zhvilliminn e vendit përpara.Projekti i ndërtimit të linjës së jugut është financuar nga një kredi e qeverisë gjermane nëpërmjet Bankës KfË dhe kapte vlerën e 49 milion Eurove ndërsa parashikonte fuqizimin dhe zgjerimin e rrjetit 110 kV.Në lidhje me këtë përuirim të kryeministrit reagoi edhe opozita e cila nëpërmjet një njoftimi deklaron se Edi Rama tentoi të marrë sot merita të paqëna pasi ky projekt ishte një investim i nisur në fillim të vitit 2013 nga qeveria e mëparshme.Rama: Drita s'do dridhet më në poç, ik e ejaRama: Kjo vepër i dedikohet shqiptarëve që qysh në fillim e mbështetën reformën kurajoze në energji dhe u bënë palë me zhvillimin, në një përpjekje të përbashkët për të vendosur rendin ligjor në këtë sektor. 320 mijë marrëveshje të bëra me OSHEE për të hyrë në sistemin e pagesave të rregullta të energjisë. Reformat kanë dhimbje, kërkojnë sakrifica, imponojnë durim por japin rezultate. Kemi ecur me shpejtësi të madhe për të çelur rrugën e investimeve për shkak të një konflikti absurd të trashëguar nga keqqeverisja që rrezikonte të na çonte në një kolaps energjitik dhe financiar.Edhe ky financim ishte i bllokuar, dhe të tjera që janë çelur dhe i kemi vënë në financim ishin të bllokuara. Gjetëm një sistem që bënte sikur ndihmonte të varfërit, sepse sa herë që ka një reformë të varfrit janë mishi për top që përdoren nga kundërshtarët e reformave.Reforma jo vetëm nuk e rriti por e uli çmimin mesatar të energjisë elektrike, së dyti mundëm të marrim në mbrojtje të gjithë ata që prekeshin nga reformave duke vënë në dispozicion 16 milion dollar.Kjo vepër është pjesë e një zinxhiri investimesh, për herë të parë  janë 120 milion dollarë investime nga fuqia financuese e përbashkët e OSHEE-OST-KESH, kurrë nuk ka ndodhur.Do finalizojmë shumë shpejt finalizimin e një ëndrre për të lidhur përfundimisht rrugën e energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës.Sikundër do bëhet realitet dhe lidhja me Maqedoninë.Energjia nga një sektor që ishte problemi dhe stresi më i madh të kthehet, në burim të ardhurash.Ndërkaq Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, tha se të gjitha investimet në energji vinë si rezultat i reformave të qëndrueshme.Sipas tij, që nga zgjidhja e konfliktit të mbartur me CEZ janë çliruar 320 mln euro investime të bllokuara në këtë sektor.7Gjiknuri: Hap prespektiva të mëdha për zhvillimin ekonomik, për turizmin në këtë zonë. Por mbi të gjitha vërtet bëhet edhe jugu i Shqipërisë merr atë furnizim energjie që duhet të marrë dhe që shkon për shtat me zhvillimin ekonomik të kohëve të sotme.Kjo nuk është vepra e vetme, reformat në energji dhe vëmendja që i ka dhënë qeveria shqiptare sektorit të energjisë elektrike dhe reformës në energji po krijon mundësinë e finacimit të shumë veprave të mëdha. Edhe kjo vepër u nis në kohë, një pjesë e kredisë u vonua, por qenë ndërhyrjet energjike të qeverisë që sapo erdhi në pushtet për të çliruar mundësinë e financimit që kjo vepër të përfundojë në kohë. Dhe zgjidhja e konfliktit të pronësisë, atë që shpesh disa e anatemojnë, i hapin mundësi financimeve ekstra përfshirë ndërtimin e dy nënstacioneve të fuqishme në Orikum dhe Himarë që do bëjnë të mundur që bregu jonian të marrë energjinë e merituar. Janë 20 e ca million euro të tjera të planifikuara për 2 vitet e ardhshme nga fondet e OSHEE dhe korporacioni italian për të elektrifikuar me cilësinë dhe standartet të gjithë bregdetin jonian. Të gjitha këto investime vinë si rezultat i reformave të qëndrueshme.Këto vite janë çliruar vlera më të mëdha të investimeve në energji, mbi 320 milion investime pas zgjidhjes së konfliktit me kompanizë ÇEZ.Fuqia e vërtetë qëndron tek modeli i qëndrueshëm ekonomik.