Në kërkim për armë dhe municione në banesë, do i trafikonte në Maqedoni

Goditet një rast i trafikimit ndërkombëtar i armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake në Pogradec.Policia ka gjetur dhe sekuestruar në banesën e shtetasit  Redi Hymetllari në fshatin Alarup 1 armë zjarri gjysëmautomatike model 56, 1 armë gjahu, “Shotgun” model 88 dhe  720 fishekë luftarakë model 56.Sipas bluve, dyshohet që 27-vjeçari armët e zjarrit si edhe municionin luftarak që posedonte, do t`i trafikonte në shtetin Maqedonas, duke shfrytëzuar kufirin e gjelbër.Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si  dhe kapjen e autorit.Materialet për hetime të mëtejshme, iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale: “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.[caption id="attachment_665476" align="alignnone" width="589"]ea3e83a2-1511-46b4-97ad-072ffd38de65 Armët dhe municionet e sekuestruara nga policia[/caption]