Trump kryeson debatin edhe pse nuk ishte i pranishëm në Fox News

Edhe pse nuk ishte pjesë e debatit me rivalët e tij republikanë, kryesuesi i garës Donald Trump arriti të sfumojw eventin me pompozitetin e tij tipik.Në vend që të marrë pjesë në debatin e shtatë që zhvillohet mes rivalëve, manjati amerikan organizoi paralelisht një aktivitet konkurues në të gjithë qytetin për veteranët ushtarakë amerikane, ku siç tha ai ka grumbulluar 6  milionë dollarë.Si rjedhojë kjo bëri që debati mes rivalëve të tij të kalonte në plan të dytë dhe të aneksonte rivalët që shpesh e thumbojnë mbi sjelljen dhe veçanërisht gjuhën e tij tejet direkte.Kandidati republikan refuzoi të marrë pjesë në debatin e Fox News, pas një grindje që ka patur me moderatoren Megyn Kelly.Edhe pse drejtori i Informacionit, Roger Ailes dhe stafi i tij e telefonoi shumë herë para nisjes së debatit, tentativa sërish dështoi.Në një deklaratë, Fox News tha se Trump i kishte kërkuar 5 milionë dollarë për shoqatat e tij të bamirësisë në këmbim të prezencës së tij në debat, por që kompania televizive nuk e ka pranuar.Debati ishte rutinë mes republikanëve që kërkojnë një kandidat për ti prezantuar në garën e madhe presidenciale, por pa prezencën e Trump dhe pa energjinë që ai jep zakonisht nepërmjet batutave dhe mënyrës së tij të diskutimit, rezultoi i zbehtë.Vetë moderatojra e debatit Kelly hapi debatin pikërisht duke ju drejtuar Trump dhe mungesës së tij në studio, duke hedhur pyetjen se çfarë mesazhi përcjell kjo mungesë për votuesit në lowa.Pas batutave të kandidatëve mbi rivalin e munguar, senatori Ted Cruz, Marco Rubio dhe Rand Paul diskutuan mbi një sërë çështjesh si emigracioni dhe siguria kombëtare.