Plumba mbi automjetin, policia dyshon se autorët kanë pasur një shënjestër

Një automjet është gjetur i qëlluar me breshëri plumbash mëngjesin e sotëm në anë të superstradës Lezhë-Milot.Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00 në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, ndërsa nuk raportohet për viktima apo persona të plagosur.Autovetura tip “Golf 4” me targa gjermane është gjetur e ndaluar në anë të rrugës dhe ngjitur me disa biznese të zonës, ndërsa duket qartë se plumbat e kanë përshkuar në të gjitha anët e saj.Ende nuk dihen motivet apo autorët e mundshëm të kësaj ngjarje dhe as pronari i mjetit që është qëlluar.Ekspertët e policisë të mbërritur në vendngjarje kanë bërë të ditur se brenda mjetit nuk ka njolla gjaku, çka e bën akoma më të mistershme përcaktimin e asaj së çfarë ka ndodhur realisht.Blutë kanë dyshime të forta se mjeti është braktisur pikërisht në këtë zonë, ndaj edhe nisi krehjen e saj kryesisht për të parë nëse do të ketë shenja që do të dërgonin në idenfitikimin e autorëve.Policia nuk ka mundur ende të identifikojë poseduesin e mjetit, i cili do të jepte edhe të dhëna të rëndësishme për ngjarjen.Autovetura që u gjet e qëlluar me breshëri plumbash në superstradë ka qenë duke lëvizur në drejtim të Lezhës dhe ka dyshime të forta për një ndjekje të mundshme të këtij automjeti nga një tjetër mjet.Sipas bluve të Lezhës, autovetura që u gjet e qëlluar me breshëri plumbash mund të jetë braktisur nga poseduesi për t’iu shmangur një atentati të mundshëm.Ende nuk ka asnjë qëndrim zyrtar të policisë për ngjarjen, e cila ka dërguar në terren forca të shumta për të pyetur dhe kontrolluar zonën.[caption id="attachment_665465" align="alignnone" width="640"]makina lezhe Makina dhe vendi ku u gjet e braktisur[/caption][caption id="attachment_665464" align="alignnone" width="640"]makina 2 Makina dhe vendi ku u gjet e braktisur[/caption][caption id="attachment_665463" align="alignnone" width="640"]makina 3 Makina dhe vendi ku u gjet e braktisur[/caption][caption id="attachment_665462" align="alignnone" width="640"]makina4 Makina dhe vendi ku u gjet e braktisur[/caption]