Komuniteti rom kalon natën në qiell të hapur, Bashkia do të ofrojë kontinierë

Komuniteti rom, barakat e së cilëve u shkrumbuan një ditë më parë, kanë kaluar natën në qiell të hapur mes të ftohtit dhe shiut. Aktivistë të mbrojtjes së të drejtave të tyre, Bashkia e Tiranës dhe qytetarë në mbrëmje ofruan ushqim. Ndërsa për strehim, Bashkia e Tiranës për emergjencë do të vendosë në vendet ku kanë qenë banesat, kontinierë.Nata ka kaluar në qiell të hapur për familjet rome që iu shkrumbuan barakat mesditën e së enjtes.Gra, fëmijë, të moshuar sfiduan të ftohtin duke ndezur zjarr në zonën ku kanë jetuar për rreth 20 vite.Banorja: Shyqyr që nuk u dogjën fëmijët. Na u dogjën lekët, që kam punuar të gjithë beharin për atë 500 mijë lekëshin që e mblodha duke ngrënë bukë dhe domate me kripë.Banori: Ku i kanë masat këta, nuk marrin masa këta për të sistemuar romët.Banorja: Na gënjejnë me vaj, me kripë dhe makarona. Nuk duam makarona ne por strehimin e fëmijëve tanë, që ti strehojmë si gjithë të tjerët.Banorja: Është gjynah (flet për vajzën e saj që ka në krah), është pa bukë, shiko si rri.Unë kam ftohje në mushkëri, ku do të fle sonte këtu?Aktivistët e Shoqatave të komunitetit rom, Bashkia e Tiranës dhe qytetarë të tjerë ofruan ushqim në mbrëmje, për të shuar urinë për këta familjarë.Për strehimin e tyre në këtë situatë emergjente, Bashkia e Tiranës do të vendosë 14 kontinierë, ndërsa zgjidhja më afatgjatë sipas këtij institucioni do të jetë vendosja e rulove, shtëpive të lëvizshme.