Mjegull e dendur, dy aksidente të lehta në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot
Mjegulla e dendur që ka përfshirë zonën e Fushë Krujës dhe Milotit ka vështirësuar shumë qarkullimin e automjeteve, apo lëvizjen e këmbësoreve. Si pasojë e uljes së fushëpamjes nga mjegulla janë shënuar dhe dy aksidente të lehta.Një mjegull e dendur ka përfshirë zonën e Fushë Krujës në 24 orët e fundit.Për shkak të mjegullës është vështirësuar shumë fushë pamja e automjeteve që qarkullojnë në autostradën Fushë Krujë-Milot si dhe në rrugën nacionale Fushë Kruje-Vore-Durrës.Banor 1: Shkon 10 -15 m dhe nuk mundesh të ecësh më tepër se 20 25 km/orë.Banor 2: Nuk shihet nga 10 deri në 15 m largësi, ndaj duhet patur kujdes.Banor 3: Duhet të ndizen dritat dhe të ulet shpejtësia sepse mjegulla ka rënë gjatë gjithë natës dhe ka shumë rrezikshmëri për aksidentet.Probleme nga mjegulla ka pasur me lëvizjen e kembësorëve dhe e motorëve ndërkohë që janë shënuar dhe 2 aksidente të lehta.