Dy të dyshuar për vrasjen e Çollakut, një i arrestuar, në kërkim një ish-shef krimesh

Policia tashmë ka në tavolinë dy emra, si të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut. Denis Shtraza i cili u arrestua dhe Ervin Dalipaj një ish oficer i shpallur në kërkim.

Ish-oficeri Dalipaj dyshohet të jetë i implikuar në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, ngjarje e ndodhur në 6 janar në Durrës. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Ervin Dalipajn pas urdhër arrestit të lëshuar nga Prokuroria për Krimet e Rënda.37-vjeçari banues në Tiranë sipas hetimeve të deritanishme rezulton të jetë njëri prej autorëve të rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut.Dalipaj ka qenë me profesion Ish-Oficer Policie në funksione të ndryshme në Policinë e Elbasanit dhe Tiranës, në SHKB, dhe vitet e fundit Shef Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë me gradën Komisar. Ai u përjashtua nga detyra më datë 01.12.2013, me motivacionin për dekonspirimin e operacionit për lojërat e fatit.Ndërkohë më herët Prokuroria e Krimeve të Rënda firmosi urdhërndalimim për Denis Shtrazën, i cili u arrestua në Rinas si i dyshuar për të njëjtën akuzë.Po ashtu u sekuestrua dhe një makinë ku u gjetën gjurmë gjaku që përputheshin me gjurmët e gjakut në fashetat që u gjet i lidhur Gazmend Çollaku."Policia e Shtetit ka zhvilluar kontrolle për personat e dyshuar. Ndër këto veprime, është ndaluar dhe kontrolluar mjeti tip ML, i cili drejtohej nga shtetasi Shtraza dhe që shoqërohej nga një person tjetër . Gjatë kontrollit të mjetit, dy personave u janë gjetur disa celularë të fikur. Nga kjo e dhënë, policia ka krijuar dyshime dhe ka vendosur bllokimin e përkohshëm të mjetit, ndërkohë që dy personat e shoqëruar janë lënë përkohësisht të lirë. Ndërkohë, nga veprimet hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda, ndër të tjera, është bërë edhe kqyrja e kufomës dhe është urdhëruar ekspertiza. Nga të dhënat shkencore, në fashat plastike me të cilat ishte lidhur viktima, u gjetën disa gjurmë gjaku, të cilat nuk i përkisnin viktimës, por që kishin vlera identifikuese. Po ashtu, nga ekspertiza mjetit tip ML, në pjesën e pasme të saj, u gjetën disa gjurmë gjaku. Këto gjurmë, pasi u krahasuan, rezultuan të njëjta me gjurmën e gjakut të gjetura në fashën plastike me të cilën ishte lidhur viktima Çollaku."Arrestimi i Denis Shtrazës33 vjeçar Shtraza i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal që operon në zonën e Durrësit dhe të Tiranës është prangosur mbrëmë si personi i cili dyshohet se është  një nga autorët e rrëmbimit dhe më pas të vrasjes së  Gazment Çollakut.  34-vjeçari u rrëmbye mbrëmjen e 6 janarit te dy kullat në zonën e Vollgës në Durrës, nga 4 persona të veshur si policë.Sipas policisë Denis Shtraza, 33 vjeç, banues në Durrës, u arrestua mbrëmjen e  28 janarit 2016, në aeroportin "Nënë Tereza" teksa po përpiqej të largohej nga Shqipëria.Ndalimi  u krye pas një hetimi intensiv."Ndalimi i 33-vjeçarit u krye pasi dyshohet si një nga autorët e rrëmbimit dhe më pas të vrasjes së shtetasit Gazment Çollaku. Denis Shtraza u arrestua mbrëmë rreth orës 21:00, në Rinas duke tentuar të largohej nga Shqipëria. Ai është person me tendenca të theksuara kriminale, me precedentë penalë të mëparshën në fushën e veprave penale kundër jetës, i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal që operon në zonën e Durrësit dhe të Tiranës" Sipas policisë personi, është ndaluar pas përgjimit me metoda speciale të të gjithë personave me precedentë penalë.prokuroriaRrembimi Gazmend Çollaku Në datë 06.01.2016, në lagjen Nr.1 në Durrës, 4 persona, 3 prej të cilëve me jelekë dhe mbishkrimin"Policia", kanë marrë me forcë duke e futur në mjetin e tyre tip “Audi A6” me ngjyrë të zezë shtetasin Gazment Çollaku 34 vjeç, banues në Durrës. Çollaku u gjet i vrarë me armë zjarri një ditë më pas në fshatin Murqin, Krujë, i hedhur në rrugë dhe me gjymtyrë të lidhura. Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe dokumentimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.Nga hetimet e policisë ka rezultuar se mjeti audi i përdorur për rrëmbimin e Gazmend Çollakut është i njëjti me atë që u përdor për ekzekutimin e dy të rinjve Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj, në hyrje të durrësit me 20 dhjetor 2015.Vrasja e tre të rinjve sipas policisë, dyshohet të ketë si shkak prishjen e pazareve të drogës.Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit" dhe "Vrasja, të kryera në bashkëpunim”.arrestimi denis sh