Kërkoheshin prej vitesh, kapen në bunker prej metali dy bosë të mafias italiane

Policia italiane ka arrestuar sot dy bosa të mafias italiane kalabreze Ndrangheta të dënuar e të kërkuar nga drejtësia italiane prej shumë vitesh.Dy mafiozët italianë, Giuseppe Ferraro e Giuseppe Crea u gjetën të fshehur në një bunker, ndërtuar i tëri në metal, por me të gjitha kushtet e mundshme për të jetuar brenda, në një kurriz malor në zonën Agro di Maropati në provincën e Rexhio Kalabrisë.Në bunker u gjet dhe një arsenal i vërtetë armësh.Giuseppe Ferraro i kërkuar nga drejtësia italiane që prej vitit 1998 është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje e aktivitet mafioz.Giuseppe Crea këkohej prej 2006 i dënuar për organizim e aktivitet mafioz.Të dy të arrestuarit janë dy bosa të rëndësishëm lokal që drejtonin dy të ashtëquajtura celula të mafias kalabreze Ndrangheta."Sot është një ditë e bukur për të gjithë e për vendin, ka komentuar Ministri i Brendshëm italian Anxhelino Alfano, këtë ngjarje. Drejtësia fitoi përsëri!"unnamed1959b4ca-47fa-40e9-af8b-a78d9c86b763unnamed (3)unnamed (2)unnamed (1)C_4_articolo_2157393__ImageGallery__imageGalleryItem_5_image