Basha: Rama nuk e do reformën në drejtësi, mazhoranca e përçarë në dy drafte

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  ka akuzuar  para zyrtarëve të lartë të  Partive Popullore Europiane, Kryeministrin Edi Rama, si pengues i reformës në drejtësi.Gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane  dhe takimeve me  Presidentin  e këtij formacioni politik  Joseph Daul  dhe me drejtues të tjerë të lartë,   Basha,  ka theksuar se  mazhoranca është e përçarë në dy drafte, për reformën në drejtësi  pasi siaps tij, kryeministri nuk do konsensus, sepse synon kapjen politike të drejtësisë.  Basha ka theksuar se kryeministri, Rama do  ta vendosë drejtësinë në funksion të bandave dhe krimit që sot siaps tij bëjn ligjin në vend.Gjatë takimeve me zyratarët e lartë europina, kryetari i opositës  është ndalur tek kriza ekonomike që ka mbërthyer vendin, niveli i lartë i korrupsionit, dhe tek  zgjedhjet e lira dhe te ndershme.