“Euro 2016”, ja fanela me të cilën do të luajë kombëtarja në Francë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2016, 12:21
FSHF ka zyrtarizuar sot kontratën me firmën e veshjeve “Makron”, si dhe ka prezantuar uniformën e re të Kombëtares që do të jetë e vlefshme edhe për Europianin “Francë 2016”.Sponsori i ri teknik që do të zëvendësojë “Adidas”-in do të jetë firma italiane e veshjeve “Makron”, marrëveshja me të cilën u zyrtarizua sotKontrata pritet të jetë rreth 400 mijë euro, kryesisht në bazë materiale.Sot do të bëhet publike edhe fanella e re e personalizuar e Kombëtares me të cilën Shqipëria do të paraqitet në Europian.Ajo do të ketë një shqiponjë të stilizuar ndryshe nga më parë në stemë dhe gjithashtu do të ketë të stampuar shqiponjë në pjesën e përparme dhe të pasme të saj, për ta bërë sa më të identifikueshme për nga motivet kombëtare.