Konfederata e djathtë? Topi: FRD s'mund të jetë konsumatore e deklaratave politike

Prej dy vitesh  spekteri poltik i djathtë është në kërkimi të unifikimit të qëndrimit të  aksionit poltik për të krijuar forcë opozitarë përballë koalicionit   qeverisës të majtë. Sëfundimi Partia Republikane  hodhi  idenë  e krijimit të konfederatës së djathtë, por akoma është në pikpyetje mundësia se sa do arrije  te bashkojë palët ky organizëm.Kryetari i Frymës së re Demorkatike, Bamir Topi,  në një intervistë për Ora News, thotë se e djathtë e ka domosdoshmëri bashkimin, por kjo  sipas tij nuk mund të ndodh nën një poltikë arrogante  dhe percarese ai ajo e ketyre  25 vite.Bamir Topi: Ne nuk mund të jemi konsumatorë të çdo lloj shprehje që dalin në politikën shqiptare. Nuk kemi asnjë qëndrim për të diskutuar, por unë kam thënë vazhdimisht që e djathta në Shqipëri ka nevojë absolute që të jetë një e djathtë tjerër, të mos jetë një e djathtë e përcarë, të mos komandohet nga “shpirtra të vdekur”, të cilët praktikisht e kanë mbajtur të djathtën vazhdimisht të përçarë.Bamir Topi, flet me nuanca  të zbehta për një bashkëpunim të mundshëm me Partinë Demokratike, kjo për shkak se në atë kamp politik mbizotëron dëshira për politike arkaike.Bamir Topi: Fakti që e djathta është në këtë gjëndje, fakti që pas 25 viteve  prap është dëshira për të bërë një politikë arkaike, që nuk i shkon ditës së sotme, bën që të tjerë të jenë të lirë për të qeverisur edhe kur kanë probleme të mëdha në qeverisje. Në rast se ne duam të ndërtojmë një model të ri, modeli i ri duhet lënë që të veprojë, por në rast brenda këtij modeli të ri ekzistojnë modele të vjetra, atëherë me thoni kush do të jetë produkti?Por ideatori i Konfederatës së Djathtë  Republikani Fatmir Mediu, thotë se  elementi i parë  i platformës që mund të unifikojë të djathtën, eshte ulja për të diskutuar sëbashku idete dhe propozimet, që mund ta çojnë përpara atë.Fatmir Mediu: Unë kam diskutuar edhe me kolegë të partive të tjera që kanë qenë parti parlamentare, tradicionale edhe me përfaqësues të grupeve të interesit janë të gjithë gati të japin kontributin e tyre. Mendoj që elementi parë i një platforme është ulja për të diskutuar në mënyrë të përbashkët dhe secili ka ide sesi mund ta shtyjë përpara për të parë se kush janë idetë me racionale.Ditët e fundit Kryetari i Partisë Demokratike ka intesifikuar takimet në funskion të përgatitjeve  për zgjedhje të parakoshme, duke mbajtur ne fokus edhe   zgjerimin e  koalicionit opozitar.  E megjithe hyrje-daljet e diteve nte fundit ne seline blu mbetet ende e paqarte nese skema demokrate e zgjerimit do perfshije dhe ish demokratin Bamir Topin me te cilin e shoqeron nje e shkuar konfliktuale.