Italia mbulon statujat nudo, Presidenti iranian qesh, Renzi: S'isha në dijeni
Mbulimi i disa statujave nudo në muzeun e Romës me rastin e vizitës së Presidentit Iranian në Itali, Hassan Rouhani, ka shkaktuar një debat mjaft të gjerë kur ministri italian i Trashëgimisë Kulturore, Dario Franceskini, deklaroi se as ai dhe as Kryeministri Mateo Renzi nuk ishin në dijeni të censurimit të veprave të artit.Gazetarët shfrytëzuan një konferencë për mediat për të pyetur vetë Rouhannin në lidhje me këtë cështje.Presidenti i Iranit, i habiti të gjithë me reagimin e tij pasi filloi të qeshte. Ai tha se nuk ishte në dijeni të një vendimi të tillë dhe se nuk i dukej diçka e rëndësishme për të debatuar. Në mbyllje ai nënvizoi se ishte ndjerë mjaft i mirëpritur në Itali.Nga ana tjetër, i ashpër ka qënë edhe reagimi i zv. Presidentit të Senatit, Maurizio Gasparri. Ai tha se ky vendim ishte një prostitucion kulturor, teksa kërkoi nga Kryeministri Mateo Renzi, që të gjendeshin përgjegjësit që censuruan statujat nudo.
/Oranews.tv/