LSI: Sapo të nisë proçedura në Kuvend, do caktojmë përfaqësuesin në Komision

Kuvendi pritet të konstituojë seancën e nesërme Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, nga i cili do të nisë puna për ndryshimet e nevojshme ligjore.Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, tha se sapo të nisë proçedura në Parlament, LSI do të përmbushë angazhimet për zgjedhjen e përfaqësuesit të saj në Komision.Luan Rama: Në rastin më të parë të proçedurës në Kuvend ne do të përmbushim angazhimin dhe detyrimin tonë për të qenë prezent me gjithçka lypset në të mirë të funksionimit të Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore. LSI çështjen e zgjedhjeve korrekte, të ndershme, trasnparente dhe në mënyrë të veçantë ndëshkimin e korrupsionit elektoral e ka dhe do ta ketë prioritare derisa Shqipëria të mbërrijë në standartet që kërkojnë zgjedhjet e denja për një vend anëtar kandidat për në BE dhe anëtar në NATO.Pas konfuzionit të krijuar nga deklarata e fundit e tij lidhur me raportin e FMN, Luan Rama tha se do të vazhdojë të mbajë qëndrimet e tij për çdo rast apo fenomen në interes të publikut.Luan Rama:Nëse jeni të interesuar të dini qëndrimin tim në raport me çështje, fenomene, apo episode të qeverisjes apo sjelljeve politike në vend unë jam i hapur ta bëj në çdo kohë dhe me cilindo prej jush.Nuk më mungon as aftësia profesionale pasi jam gazetar në profesion, nuk më mungon as oratoria për të artikuluar drejt, qartë dhe pa asnjë ekuivokë qëndrimet e mia individuale  ndaj çdo rasti apo fenomeni. E kam bërë këtë si deputet, e kam bërë si përfaqësues i LSI dhe do vazhdoj ta bëj sa herë të jem i bindur në vlerësimin tim për të mbajtur një qëndrim që i shërben përmirësimit të qeverisjes, transparencës ndaj publikut.