Moska paralajmëron shtetasit e saj në Turqi kundër rrezikut të terrorizmit

MOSKË, 27 janar /ATSH-AFP/ – Agjencia federale ruse e turizmit “Rostourism” paralajmëroi sot turistët rusë në Turqi kundër rrezikut të rrëmbimit nga xhihadistët e Shtetit Islamik.“Udhëheqësit e organizatës ndërkombëtare terroriste të Shtetit Islamik planifikojnë të kryejnë pengmarrje të shtetasve rusë që ndodhen në Turqi, më pas për ti çuar drejt Sirisë për kryerjen e ekzekutimeve në publik ose për t’i përdorur si mburojë njerëzore”, deklaroi agjencia e cila i këshillon turistët të marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e tyre./Marrë nga ATA/