Dëmtimi i rrugës së Xibrakës, prej dy javësh qarkullimi i mjeteve në një korsi

Dy javë pas vërshimit të Shkumbinit, në rrugën nacionale Elbasan-Librazhd mund të kalohet vetëm ne një korsi në zonën e Xibrakës. Ministria e Transportit shpjegon se ndërhyrja do kryhet pas uljes së prurjeve në lumin Shkumbin, pasi nevojitet devijimi i rrjedhës së tij. Shkarja e masiveve të betonit në aksin nacional Elbasan-Librazhd ka vijuar edhe këto ditë duke rritur përmasat e dëmit të shkaktuar.Pjesë të tjera të rrugës kanë pësuar çarje të thella që me kalimin e kohës rrezikojnë të shemben.Në të dy anët e rrugës janë vendosur prita prej betoni që sinjalizojnë drejtuesit e automjeteve të futen në një korsi.Për të normalizuar qarkullimin u premtua një zgjidhje provizore, që parashikonte zgjerimin e rrugës ngjitur me hekurudhën.Por drejtuesit e mjeteve kane preferuar të kalojnë në të vetmen korsi, pasi siç thonë jashtë kamerave, rruga e improvizuar me hedhje zhavori u dëmton makinat.Rruga e Xibrakës u inspektua rreth dy javë më parë nga Minstri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, i cili deklaroi se ka nisur puna për të zbuluar shkakun e shembjes së rrugës në një gjatësi prej të paktën 20 metrash.E kontaktuar, Ministria e Transportit thotë se pas hartimit të raportit teknik, do të nisë ndërhyrja për të riparuar rrugën e dëmtuar, kostoja për të cilën do zbulohet më vonë.Sipas ekspertëve në këtë Ministri, për të sistemuar aksin do të pritet ulja e nivelit të lumit Shkumbin dhe devijimi i rrjedhës së tij.