Basha, Ahmetajt: Trego sa herë ke udhëtuar me charterin e Suzer. Ministri i quan budallalliqe

Kryetari i PD-së akuzoi drejtëpërdrejtë  ministrin Arben Ahmetajn të përfshirë në disa prej koncesioneve korruptive.Basha i kërkoi Ahmetajt të  bëjë publike sa herë ka udhëtuar me charter vitin e kaluar të vënë në dispozicion nga kompania Suzer.Lulzim Basha: Koncensioni i landfildit të Elbasanit Arben Ahmetaj, peshkaqeni i madh i bardhë, mësuesi i anglishtes më i pasur në historinë e civilizimit. Emblem e korrupsionit në qeverisjen Nano, transplantuar mjeshtërisht në qeverisjen Rama.  5 mln euro nga taksat tona për tia dhënë një kompanie të porsakrijuar me vetëm 100 mijë lekë kapital dhe pa asnjë eksperiencë të vërtetuar. Vendimi i marrë më 17 dhjetor 2014 në fshehtësi nga KM  në kundërshtim të hapur me ligjin.  Koncesioni i Skavicës i cili pas aferës CEZ është projekti më korruptiv dhe pazari më i dyshimtë i Edi Ramës.I dhanë 8 pikë bonus kompanisë Suzer në lista të zeza kombëtare e ndërkombëtare.       Praktikisht i kanë falur koncesionin. Kur ne e denoncuam se kishte shkuar atje, nga kjo kompani me shpenzimet e kësaj të fundimit për të negociuar në mënyrë të paligjshme e mohoi. Suzeri i cili i ka sjellë Charterin Arben Ahmetajt. I ke fshehur të dhënat e TIMS, s’i ke vënë vulë pasaportës. Suzeri ka gjetur miq dhe në policinë  kufitare turke por të dhënat e aviacionit nuk i fsheh dot, ndaj sot i kërkoj të bëjë publike sa herë ka udhëtuar me charter vitin e kaluar, ku ka qëndruar dhe kush i ka paguar hotelin. Në pritje të përgjigjes kemi dhe ne një përgjigje. Negociata të fshehta dhe të paligshme  për një projekt të rëndësisë strategjike kombëtare për energjetikën dhe sigurisë kombëtare për vendin. Në kundërpërgjigje Ahmetaj postoi në facebook këtë deklaratëNëse unë kam udhëtuar me charter me ndonjë biznesmen, përfshirë Suzer, jam gati të jap dorëheqjen. Le ta verifikojë Basha.Por nëse kjo është gënjeshtër, ti Luli çfarë bën, je gati ta shkurtosh hundën?!Vazhdon kalvari i budallallëqeve të nxjerra nga goja e administratorit të opozitës. Kanë hapur luftë frontale kundër investitorëve të huaj sepse i tmerron zhvillimi ekonomik i vendit. Këta kanë interes të kundërt me rritjen ekonomike siç duket. Meqë nuk ndodhi siç parashikonin skenarin grek, tani preferojnë skenarin e Pinokut!ererer