PDIU opinione për "Drejtësinë": Presidenti nga populli nëse dështojnë tre raunde
Edhe partia e tretë në qeverisje pas LSI, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka dërguar rekomandimet e saj në Komisionin e Venecias për Reformën në Drejtësi. Partia e Shpëtim Idrizit i mbështet sugjerimit në disa pika kryesore si zgjedhjen e Presidentit nga populli pas dështimit në kuvend të zgjedhjes së tij me tre të pestat, zbatimin i ligjit të verifikimit të figurave të zyrtarëve edhe për gjyqtarët si dhe disa çështje të tjera. Partia Për Drejtësi Integrim dhe Uniteti ndërhyn me propozime të veçanta për Reformën në Drejtësi, duke iu drejtuar Komisionit te Venecias dhe Komisionit te Posaçëm për këtë reformë, me një paketë ndryshimesh.PDIU kërkon ndërhyrjen e parë në Kushtetutë, për garantimin e votës së emigrantëve, një nga shtyllat kryesore të programit të saj politik.PDIU propozon shtimin e zonave zgjedhore për emigrantët."4. Shtetasit shqiptarë, me banim të përhershëm jashtë Republikës së Shqipërisë, zgjedhin përfaqësuesit e tyre, në zona zgjedhore shumëemërore të posaçme, sipas përcaktimeve në ligjin për zgjedhjet.5. Shtetasit shqiptarë, pas anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian, sipas procedurës së parashikuar në ligj."PDIU thotë se edhe qytetarët e huaj me kombësi shqiptare apo resident në Shqipëri duhet të kenë të drejtën e votës.Partia e Shpëtim Idrizit, propozon që në rast dështimi të zgjedhJes në 3 votime me shumicës të cilësuar të Presidentit, ai të zgjidhet nga populli, pasi gjykon se nuk mund të mbështetet zgjedhja e presidentit me 71 vota, në kushtet kur gjytarët dhe prokurorët zgjidhen me 84 ose 93 vota."Presidenti zgjidhet kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në rast se edhe pas votimit të tretë, asnjë prej kandidatëve nuk kanë marrë shumicën e kërkuar, zgjedhja e Presidentit të Republikës kryhet me votim nga populli."Kjo do të shmangte paqëndrueshmërinë politike, që ekzistonte në formulën e vjetër zgjedhore dhe njëkohësisht do të ruante natyrën e Presidentit si qytetari i parë i vendit. "/Oranews.tv/