Raportet mbi korrupsionin dhe lirinë, Çuçi: Përparimi fryt i reformave të qeverisë
Reforma në drejtësi është sfida e këtij viti për qeverinë shqiptare. Pavarësisht këtij konstatimi ministri për Çështje Vendore, Bledi Çuçi deklaroi se dy raportet e Transparenci International dhe Organizatës Freedom House tregon arritjet në sajë të reformave të ndërmarra nga qeveria.Ndërkohë ministri i Mirqënies Sociale deklaroi se tashmë në vëmendje do të jetë nxitja e punësimit për gratë, të rinjtë dhe komunitetin rom.Çuçi: Ky përparim në indeksionin e përpceptimit për korrupsionin është një nga rezultatet më të mira dhe kuptimplotë të arritura ndër vite. Ky rezultat flet ndryshe nga akuzat dhe shpifjet e propagandës anti-shtet. Ky rezultat është pasojë e përpjekjeve tona për të modernizuar shtetin dhe për të ndërtuar sisteme që e pengojnë korrupsionin të zërë vendin e shtetit në shërbimet ndaj qytetarëve.Reformat kanë qenë dhe mbeten terapia e duhur kundër kancerit që minojnë shtetin, ekonominë, shërbimet në vitet e qeverisë së vjetër. Dhe partneriteti publik-privat në të mirë të qyetarëve është një nga çelësat për të hapur dyert e shërbimeve cilësore dhe pa korrupsion për ta.Ndërkohë ministri i Mirqënies Sociale deklaroi se tashmë në vëmendje do të jetë nxitja e punësimit për gratë, të rinjtë dhe komunitetin rom.Klosi: Nga 90 milion që ishin në vitin 2013, sot ato janë plot 490 milion për këtë vit. Ne synojmë që të shtatëfishojme numrin e të punësuarve nga këto programe krahasuar vetëm me dy vite më parë. Grupet të cilat do të nxiten më me përparësi janë të rinjtë, gratë, romët, personat me aftësi të kufizuara, jetimet dhe grupe të tjera shoqërore, të cilët e kanë të vështirë të përfshihen në tregun e punës.