Shtohen vizitat me virozat e stinës në Pediatrinë e Fierit,100 raste në ditë

Në pediatrinë e Fierit vërehet fluks vizitash dhe shtrimesh të fëmijëve nga 6 muajsh-6 vjeç për shkak të virozave të stinës. Mjekët pediatër thonë se janë rreth 100 raste në ditë, ndërkohë që këshillojnë prindërit të mbajnë fëmijët ngrohtë dhe të përdorin ushqime të freskëta.Luhatjet e temperaturave kanë sjellë fluks vizitash e shtrimesh në spitalin pediatrik në Fier.Fëmijët paraqiten me probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe  temperaturë të lartë, ka pohuar shefi i Shërbimit të Pediatrisë në spitalin e fierit Dhimitër Dhamo që shton se konstatohen deri në 100 raste në ditë.Dhimitër Dhamo: Kemi një rritje shumë të madhe të shtrimit gjatë kësaj periudhe sepse dihet që gripi vetëm sa hap portat të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Virozat në përgjithësi, pastaj zhvillohen laringitet, trake, bronkite, bronco-pneunomoni.Prindërit që kanë shtruar fëmijët në pavion, thonë se i kanë sjellë në gjendje të rënduar, me temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje.Pediatrit këshillojnë prindërit që këtë periudhë të tregohen shumë të kujdesshëm, t'i mbajnë ngrohtë dhe në ambiente të pastra fëmijët, si edhe të përdorin sa më shumë ushqime të freskëta.