Plasin ujërat e zeza në lagjen 13, banorët: Situata prej tre vitesh njësoj
Në lagjen 13 në Durrës, në zonën e plazhit, banorët ngrenë shqetësim prezencën e ujrave të zeza në oborrin e një blloku pallatesh. Sipas banorëve situata është krijuar si pasojë e bllokimit të pusetave dhe gropave septike dhe është prezente prej tre vitesh pa gjetur zgjidhje.Dhjetra banorë të një blloku pallatesh në lagjen numër 13 Durrës, pranë sektorit "Iliria", thonë se po jetojnë mes ndotjes masive, pas shpërthimit të ujrave të zeza.Të revoltuar banorët thonë se kanë mbi tre vite që përballen me këtë situatë dhe ankesat pranë institucioneve përgjegjëse kanë rënë në vesh të shurdhët.Banorja: Bashkia duhet të marrë masa për të rregulluar pastrimin e kanaleve, se do bjerë ndonjë kolerë.Banori: Vetëm me bot kanë thithur ujin njëherë, kanë pastruar pusetën dhe kaq. Ky problem ka 4 vjet, nuk kalohet këtu.Sipas banorëve, situata është krijuar si pasojë e bllokimit të pusetave dhe gropave septike.Banorja: Botet i kemi paguar privatisht sepse ne këtu jemi me gropë septike, nuk ka kanalizime. Edhe një pjesë e kanalit që ishte është bllokuar nga ndërtimet.Kur bie shi ne trembemi se na planin ujërat e zeza.E kontaktuar, ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve ka bërë të ditur se nuk ka pasur ankesa nga ana e banorëve për këtë problem, gjithësesi ka dërguar grupin e verifikimit në terren për të parë situatën.