Clifford Chance: S'ka asnjë të dhënë që lidh Metën me aktet korruptive të DIA-s
Përmes një letre drejtuar ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri dhe drejtorit të OSHEE-së, Zyra e avokatisë CLIFFORD CHANCE, që mbrojti OSHEE në abitrazhin kundër DIA-s, hedh poshtë akuzat ndaj kreut të Kuvendit, Ilir Meta, si ndërmjetësues i marrëveshjes DIA-CEZ.Tim Shcreiber, këshilltar i OSHEE-së në arbitrazhin kundër DIA shkruan ne 18 janar, se gjatë procesit të arbitrazhit ka trajtuar fakte dhe dyshime, të cilat janë bërë publike, për qëllime politike, nga media, duke përmendur emrin e kreut të Kuvendit.“ Ne na është dashur të merremi me fakte, supozime dhe dyshime të ndryshme. Kokëfortësia e gënjeshtrave të prezantuara nga oponentët na detyruan ne të reagojmë, por në të kundërt të asaj çka pala tjetër ka supozuar pas rrjedhjes së informacionit të vizitës tonë tek prokurorët në Tiranë në Tetor 2013, ne nuk kemi bërë asnjë akuzë të pagjetur. Në këtë dritë është për të ardhur keq që natyra jo-publike e procesit të arbitrazhit është dhunuar, kur disa nga parashtrimet tona rrodhën në drejtim të shtypit për arsye të ndryshme politike dhe disa përfaqësues të medias lidhën emrin e të Nderuarit Kryetar të Parlamentit të Shqipërisë me akuzën e korrupsionit Kjo gjë ka qenë qartësisht e pajustifikueshme mbi bazën e parashtrimeve tona.”Kompania e CLIFFORD CHANCE, thotë se deri më tani, ka heshtur për këto pretendime, pasi ka pritur përfundimin e abirtrazhit, dhe se tani mund të deklarohen me siguri të plotë, se emri i kreut te Kuvendit është njollosur me akuza të pavërteta. Meta nuk qëndron pas ndërmjetësimit të marrëveshjes mes kompanisë së ngritur për mbledhjen e borxheve dhe kompanisë CEZ“Ju do të kuptoni që ne na duhej të qëndronim të tërhequr nga reagimi në detaje ndaj supozimeve të tilla të medias, në këndvështrim të procedurave në vazhdim të arbitrazhit, por ne mund t’ju sigurojmë që nuk disponojmë asnjë të dhënë që e lidh z. Meta me veprimet korruptive të DIA-s apo të administratorëve të saj të shkuar apo aktuale.Në çdo rast, përfshirë përpjekjen e fundit frenetike të oponentëve të OSHEE-së për te shkaktuar konfuzion publik, ato dështuan dhe procedimi përfundoi me dhënien e vendimit përfundimtar të arbitrazhit më datë 14 Dhjetor 2015”.Letra i drejtohet ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri dhe dhe kreut të OSHEE Ardian Çela dhe mban datën 18 janar 2016. Letra u bë publike sot, 27 janar 2016Të nderuar zotërinj,Unë po ju shkruaj në kapacitetin tim si këshilltari kryesor i OSHEE-së në arbitrazhin kundër DIA, i lidhur me çështjen e marrëveshjes së mbledhjes së borxheve mbi bazën e së cilës DIA kërkonte mbi 130 milion EURO nga OSHEE përpara Qendrës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Vjenë (VIAC Case No. SCH-5317).Mosmarrëveshja ishte zgjidhur që në Dhjetor 2014, por marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim u sfidua nga një aksioner i supozuar i DIA-s çka çoi në procedime gjyqësore paralele në Ishujt Virgjin Britanik dhe në një vazhdim të procedimit në arbitrazh. Sikurse jeni në dijeni, Gjykata e Arbitrazhit më datë 14 Dhjetor 2015 përfundimisht deklaroi të vlefshme zgjidhjen me mirëkuptim mes palëve dhe refuzoi kërkesën e DIA-s në tërësinë e saj.Dëshiroj të përfitoj nga rasti t’ju përgëzoj ju për këtë sukses dhe t’ju falënderoj sinqerisht për mbështetjen tuaj të vazhdueshme për mbrojtjen e OSHEE-së.Do të dëshiroja gjithashtu të vija në dukje performancën e shkëlqyer të ekipit te brendshëm të OSHEE-së:
- Romeo Karaj kuptoi dimensionin e mashtrimit të DIA-s dhe mori vendimin kurajoz t’i kundërvihej paligjshmërisë së dukshme dhe të zhvillonte një strategji mbrojtje e cila rezultoi e suksesshme që me lëvizjen e parë (marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim).
- Rezart Ruci dëshmoi të ishte një menaxher mosmarrëveshjesh i shkëlqyer dhe me besueshmëri të lartë, i cili u kujdes për pjesën operative të mbrojtjes me një kuptim shumë të mirë për çështjet ligjore dhe gjykim të shkëlqyer në mjaft situata të vështira.
/Oranews.tv/