Kremlini sfidon Washingtonin: Paraqisni provat për akuzat e pasurisë së Putin

Përfaqësuesit e Rusisë i kanë sfiduar zyrtarët e Thesarit Amerikan që të paraqesin prova për akuzat e bëra ndaj presidentit, sipas të cilave thuhet se lideri i Kremlinit është një politikan i korruptuar dhe se fsheh një pasuri miliarda dollarëshe. Për mediat u prononcua zëdhënësi i Putin, Dimitry Peskov. Ai tha se akuzat vijnë nga gazetarë dhe zyrtarë të papërgjegjshëm, duke shtuar se bëhet fjalë për një trrillim mediatik.Thesari Amerikan pretendon se presidenti rus është i përfshirë në një sërë aferash korruptive, pasi ka favorizuar aleatët dhe miqtë e tij me anë të lejimit të shfrytëzimit të aseteve shtetërore. Gjithashtu, ata kanë nënvizuar se edhe vetë Putin ka investuar në mjaft sektorë të ekonomisë, e kryesisht në energjitikë.Kjo nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara e akuzojnë presidentin, Vladimir Putin për fshehje të pasurisë. Megjithatë, kjo është hera e parë që akuzat vijnë në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë nga një zyrtar i Thesarit të Shtetetve të Bashkuara. Sipas një raporti të CIA-s të hartuar në vitin 2007, pasuria e liderit të Kremlinit është afro 40 miliardë dollarë.