Nis gjyqi ndaj Almir Dacit, babai: Ju tregoj pse djali im shkoi të luftonte për xhihad

Gjykata e Krimeve të Rënda nisi këtë të mërkurë gjykimin për një tjetër të akuzuar për akte terroriste Almir Daci, i cili aktualisht është duke luftuar në Siri.Por seanca e parë nuk zgjati vetëm disa minuta pasi i pandehuri nuk u paraqit dhe gjykata vendosi ta shpallë mungesën e tij.Ndërkohë babai i tij u shpreh jashtë gjykatës se Almiri shkoi të luftojë për xhihad pasi u pushua nga puna.Babai i të dyshuarit si terrorist, theksoi se ka folur me djalin e tij para Vitit të Ri, ndërsa nga ana tjetër, dënoi veprimet ekstremiste të Almirit të bëra në Siri.Për Gjykatën e Krimeve të Rënda, Almir Daçi, konsiderohet si një nga drejtuesit më të pushtetshëm të celulave të luftëtarëve xhihadistë në Siri. procesi u shty për në datën 11 shkurt, pasi nuk u paraqitën dëshmitarët e thirrur nga trupi gjykues.[caption id="attachment_664266" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Almir Daci dhe i ati i tij Ne foto: Almir Daci dhe i ati i tij[/caption]/Oranews.tv/