Gazetarët në vetëçensurë, BIRN: Fenomeni po rritet, shkak presioni i politikës
Media në Shqipëri në këto 25 vite jo vetëm që nuk e ka luftuar censurën por ka avancuar një shkallë më të rrezikshme atë të vetëçensurës. Sipas studimit të rrjetit ballkanik të gazetarisë shqiptare BIRN, gazetarët në Shqipëri vetëçensurohen dhe kjo për shkak të presionit politik. Kontrata problematike të punës, mungesa e kushteve apo vonesat e pagave kanë qenë gjithashtu shqetësimet që u bënë prezent gjatë seancës dëgjimore me gazetarin për Shqipërinë i BIRN, Besart Likmeta në Komisionin e Medias.Autoçensura po udhërrefen gazetarët shqiptarë. Gjatë raportimit në Komisionin e Medias në lidhje me gjendjen e punësimit të gazetarëve, gazetari për Shqipërinë e BIRN renditi autoçensurën si problemin më shqetësuses që shoqëron reportërët.Likmeta: Vetëcensura raportohet si shumë e përhapur nga të intervistuarit. Rreth 50% e gazetarëve që raportojnë se ata vetë kanë shmangur lajmin disa herë ose shpesh herë gjatë praktikës së tyre 85% e gazetarëve raportojnë se kanë evituar të paktën një herë mbulimin e një ngjarjeje. Lajme më shpesh të shmangura janë ato që lidhen me ngjarjet politike, krimin e organizuar, ekonominë.Likmeta tërhoqi vëmendjen gjithashtu ndaj Fakultetit të Gazetarisë, qe sipas tij nuk përgatit më reporterë, por specialitë të marrëdhënieve me publikun.Likmeta: Ka një shqetësim përgjithësisht nga redaktorët dhe gazetarët në median shqiptare që Departamenti i Gazetarisë në UT, po përqëndrohet më shumë në atë që ka të bëjë me redaksionet publike dhe shumë pak në gazetari.Gjatë seancës dëgjimore në komisionin e medias deputetë të opozitës dhe mazhorancën i rekomanduan inspektoriatit të punës, të monitorojë me kujdes median, për të parë kontratat apo kushtet e punës, të cilat sipas studimit të BIRN janë një pengesë e shtuar për gazetarët shqipatrë.