Onkologjiku pa kimioterapi mungojnë medikamentet bazë
Mungesa e medikamenteve bazë në shërbimin e Onkologjisë në QSUT po lë pa trajtim me kimioterapi dhjetra pacientë.Në këtë shërbim shënohet fluks për shkak të nevojave emergjente që kanë pacientët për të luftuar qelizat kancerogjene, ndërsa mjekët janë të detyruar t'i kthejnë në shtëpi për shkak të mungesave të ilaçeve bazë. E pyetur nga Ora News, Drejtoria e Shërbimit në QSUT thotë se është në pritje të furnzimit me medikamente nga operatorët ekonomikë, të cilët kanë lidhur kontratë me QSUT për furnizimin me ilaçe për nevojat e fillimvitit.Në shërbimin e Onkologjisë në qëndrën spitalore universitare Nënë Tereza, ku pacientët luftojnë çdo ditë me vdekjen, nuk po kryehet trajtimi me kimioterapi.Mungesa e 4 medikamenteve bazë po lë pa trajtim pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet kancerogjene. Fluksi i pacienteve vijon të jetë i lartë ndërsa mjekët janë të detyruar t’i kthejnë ata në shtëpi në pamundësi për t’i kuruar.Pacienti: “Kam paguar mbi 700 mijë lekë, çdo muaj për kimioterapi. I gjen rreth e rreth ilaçet, e këtu nuk i gjen. Ndodh sepse të gjithë ilaçet e tjera shkojnë në rrugët e tjera.Një vuajtje e tmerrshme, një vdekje në mënyrën më skandaloze.”Pacienti: “Turp! Më thotë mua shko bli ilaçe 400 mijë lekë. Ajo po lufton me jetën. Unë të kisha ilaçet 400 mijë lekë nuk vija fare. Shkoja te privati, mbaroja punë 2 milionë 3 milionë lekë dhe ikja. Terapia bëhet brenda afatit nëse kalon koha nuk vlen më”Ora News intervistoi dhe një zonjë e diagnostikuar me tumor, ka blerë ilaçet në famacitë përreth qëndrës spitalore universitare. Sëmundjes së saj, i bashkohet tashmë kostoja e lartë dhe stresi.“Shiko, tani i bleva, dhe do iki të blej dhe të tjera. 55 mijë lekë kjo. 2 copë më duhen si kjo. Mjekët më thanë që nuk ka ilaçe spitali, nuk ka furnizim.”Të tjerë pacientë kanë ardhur nga zona të largëta si në fshatrat e Korçës. Mos trajtimi me kimioterapi nuk do të thotë vetëm kosto transporti por ditë të numëruara për të sëmurët.Pacienti: “Tani për tani nuk kemi materiale thonë. Të iki njëherë në Korçë pa të vijë të bëjë analizat prap .”Ora News pyeti Drejtorinë e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Burimet zytare të kësaj drejtorie thanë se janë në pritje të furnizimit me barna."Jemi në pritje të furnizimit me medikamente nga operatorët ekonomikë, të cilët kanë lidhur kontratë me QSUT për furnizimin me medikamente për nevojat e fillimvitit. Sapo medikamentet të vijnë pacientët do të njoftohen, ndërkohë në shërbimin Onkologjik vijon puna normalisht me medikamentet e tjera të kimioterapisë".Ilaçet që mungojnë:Acid ZolendronikHerceptin5FluTaksoter
/Oranews.tv/