Integrimi në BE, Bushati: Reforma në drejtësi kryekusht, Bregu: Jemi shumë larg
Opozita akuzoi qeverinë se nuk po angazhohet plotësisht për të plotësuar kushtet që nevojiten për integrimin europian.Kryetarja e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu kërkoi një monitorim më të fortë në lidhje me problemet e prekura.Ndërkohë që Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi se reforma në drejtësi mbetet kryekushti për integrimin e vendit.Opozita kritikoi qeverinë për vonesën në hapjen e negociateve me Bashkimin Europian.Kryetarja e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu deklaroi se aktualisht maxhoranca është mjaft larg plotësimit të kushteve të kërkuara nga europianët.Majlinda Bregu: “Kërkojmë që të hapim negociata duke i thënë se administrata shqiptare është gati. Me dokumenta që në vend të thonë prioritetin e reformës në drejtësi, quajnë prioritet sistemin gjyqësor dhe masë për sistemin gjyqësor, shohin reformën në drejtësi sikurse ato që qeveria po paraqet, jeni shumë larg një pune e cila duhet të quhet e mirëqënë për këtë proces. Për të mos folur pastaj për problematikat e mëdhaja të korrupsionit, të cilat ju e dini nga vlerësime nga progres raporti janë në nivelin tërësisht të pakalueshme për të çertifikuar dhe për të krijuar mundësinë pastaj për ta quajtur të mjaftueshme për hapjen e negociatave.”Ndërkohë që Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e cilësoi reformën në drejtësi një prej prioriteteve kyçe të Bashkimit Europian.Ditmir Bushati: “Ky proces do të densifikohet në momentin që ne do të kemi një produkt përsa i përket reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi në leximin tim si Ministër i Jashtëm është kryekushti nëse flasim për kushte apo kryekriter. Por në asnjë moment ne nuk duhet të nënvlerësojmë çështje të tjera që kanë të bëjnë me studimin e së drejtës.”Komisioni i Integrimit miratoi projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e fondit të Ballkanit Perëndimor dhe statutit të tij"./Oranews.tv/