Të shtëna me armë zjarri, plagoset 25-vjeçari, policia arreston autorin

Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Korçë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën Don Gjon Buzuku, në lagjen numër 7, në afërsi të Radio Korçës.Ora News ka siguruar momentin pas plagosjes, ku i riu ndodhet i shtrirë përtok, ndërkohë një ambulance merr të plagosurin dhe e dërgon në spital.Sipas policisë, i plagosur  është shtetasi Aleksander Beshiri rreth 25 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital me plagë në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë policia ka kapuar  autorin e ngjarjes, Kristi Horanlli rreth 30 vjeç, të cilin  e ka shoqëruar në ambjentet e komisariatit për veprime të mëtejshme.Policia thotë se plagosja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.Po sipas të njëjtave burime mësohet se autori, ka qënë, i dënuar më parë,  për veprat penale : "Vrasja me dashje” mbetur në tëntativë  si edhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”  (nenet 76/22  dhe  278 të Kodit  Penal).[caption id="attachment_662756" align="alignnone" width="640"]Ne foto: I plagosuri ne Korce i shtrire ne toke Ne foto: I plagosuri ne Korce i shtrire ne toke[/caption][caption id="attachment_662765" align="alignnone" width="640"]Ne foto: I plagosuri ne Korce transportohet me ambulance Ne foto: I plagosuri ne Korce transportohet me ambulance[/caption][caption id="attachment_662952" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Arma me te cilen u qellua i plagosuri Ne foto: Arma me te cilen u qellua i plagosuri[/caption][caption id="attachment_662954" align="alignnone" width="640"]IMG_2741 Ne foto: Gezhoja e armes[/caption]