Haxhinasto: 40% e autobusëve janë mbi 22 vjet

Transporti ndërqytetas tashmë do ti nënshtrohet një reformimi të thellë që synon nxjerrjen nga qarkullimi të mjeteve të vjetra dhe futjen e biletës elektronike. Ministri Edmond Haxhinasto prezantoi para Komisionit të Integrimit risitë që sjell ky ligj.Transporti ndërqytetas është në një gjendje kaotike.Ky ka qenë konstatimi i bërë prej ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto gjatë prezantimit të projektligjit për transportin rrugor i cili synon transformimin e këtij shërbimi për qytetarët.Haxhinasto: Përqindja e kapacitetit të autobusëve është 62% . Mund të them që janë 1058 autobusë të regjistruar në sistem, punojnë prej tyre 810. 40 % e tyre janë të një moshen mbi 22 vjet. Vetëm 12% e tyre janë  e moshës 15 vjet. Përsa i takon biletimin elektronik, që është një element i sistemeve inteligjente.Opozita kërkoi rikthim të subvencionit të karburanteve për transportin rrugor.Bregu: Ndaj heqjes së akcizës për transportin publik, për faktin se akciza është ende e larte dhe tarifat e biletave të transportit urban janë të larta.Ky ligj pritet të hyjë në fuqi 6 muaj pas botimit në fletoren zyrtare pasi synon që ti lerë hapësirë kompanive që të rinovojnë flotat e mjeteve të cilat konsiderohen shumë të vjetra.