Dade kërkon analizë të qeverisë, Toçi e quan Kokëdhimën "be të jugut"

Mbledhja e parë për këtë sesion kuvendor të grupit parlamentar socialist dhe shoqëruar me debate që janë dominuar nga shtyrja e kongresit dhe nga nevoja për analizë të punës së qeverisë.Mësohet se deputetët kanë kërkuar arsyet e shtyrjes së thyerjes së vendimit të Asamblesë, që Kongresi të mbahet në Janar, si dhe një date të re definitive se kur do të thirret ai.Po ashtu, një burim i tha Ora News se deputetja Arta Dade ka pyetur mbi motivet që nuk bëhet analiza e qeverisë.Ndërkohë deputeti i Vlorës, Fatmir Toçi ka ashpërsuar kritikat ndaj deputetit Koço Kokëdhima, duke e quajtuar atë "be të jugut". Gjithashtu ka deklaruar se ai e ka bërë jugun çifligun e vet dhe ka vonuar punën organizative.I kontaktuar nga Ora News deputeti Toçi tha se shqetësimet e ngritura brenda në grup janë çështje që duhet të mbeten brenda strukturave.Ndërkohë pas këtyre kritikave kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi deklaroi se nuk është praktikë të bëhet analizë e punës së ministrave por gjithsesi këto dhe të tjera shqetësime do të diskutohen.I vetmi deputet që kritikoi publikisht shtyrjen e Kongresit, dhe mosmbajtjen e zgjedhjevepër kryetartin e partisë, ishte Ben Blushi./Oranews.tv/