Viruset gripale, vetëm në 3 ditë 850 fëmijë marrin mjekim në QSUT

Fundi i Janarit shënon pikun e të prekurve nga viruset gripale. Pacientët e vegjël janë më të ndjeshëm nga këto viruse për shkak të imuniteti të dobët. Një ndër shkaqet e gripit dhe të infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes është ulja e ndjeshme e temperaturave. Në ditët e fundit, 850 prindër kanë kërkuar ndihmën e mjekëve për fëmijët e tyre duke u paraqitur në Urgjencën e QSUT. Në 3 ditët e fundit, në urgjencën e pediatrisë në QSUT janë paraqitur 850 fëmijë për shkak të gripit sezonal apo infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes. Luhatja e menjëhershme e temperaturave sipas mjekëve në këtë shërbim, ka shtuar fluksin e pacientëve të vegjël të cilët kanë dhe imunitet më të dobët.Prindërit janë ata që me shfaqjen e simptomave të para duhet të paraqiten me fëmijët te mjeku i familjes, qëndrat shëndetësore apo në urgjencat e spitaleve.Prind: “Unë vajzën e kisha me bajame, grykët. Ndikon edhe koha. Unë kam doktorin e vajzës që e vizitova dhe më dha disa ilaçe për momentin. Më vonë të shikojmë. I bëra dhe disa analiza.”Prind: “ I kanë dalë disa gjëndra të fyti. Me rekomandime u zgjidh çdo gjë. Nga ngrica. Kam dhe djalin tjetër në shtëpi dhe ai me gjëndje gripale e kam me temperaturë.”Prind: “Simptomat fillojnë që me bajamet, skuqja e fytit, hundët e zëna e kështu me radhë.Duhet marrim rekomandim te lagjia, duhet të marrim shumë vula, të vijmë të presim faturat e të presim këtu 3-4 orë.Pastaj të takojmë mjekun.”Gripi sezonal manifestohet kryesisht me temperaturë të lartë, dhimbje fyti, kollë dhe të vjella.Sipas Institutit të Shëndetit Publik pikun këto viruese e shënojnë në fund të Janarit. Ndërsa mjekët rekomandojnë të mos përdoren antibiotikët pa konsultim me ekspertë të shëndetit dhe të mos neglizhohen raste të tilla./Oranews.tv/