Familja në Calais përleshet me azilkërkuesit, u drejtojnë armën turmës

Një tubim pro refugjatëve në Calais të Francës, në kufi me Britaninë e Madhe, për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi.Dhjetra refugjatë të revoltuar u përplasën me një familje vendase të shtunën pasdite.Babë e bir u konfliktuan fillimisht verbalisht me turmën pranë ndërtesës së Këshillit bashkiak.Mes tensioneve të shtuara, sharjeve dhe ofendimeve turma detyroi babë e bir të tërhiqen brenda banesës së tyre me insistimin e të zonjës së shtëpisë.Por tensionet u rritën më tepër gjatë tërheqjes së tyre drejt banesës, teksa palët filluan të gjuanin njëri-tjetrin me ç’tu gjendej.Të zënë në panik, i riu francez doli nga shtëpia e tij me një pushkë në dorë, të cilën nuk hezitoi ta drejtojë drejt azilkërkuesve si për ti zbrapsur tutje, por nuk qëndroi gjatë dhe e futi në banesë.Kjo zemëroi dhe më tej turmën, e cila vazhdoi të hidhte drejt tyre sende të forta. Me të njëjtën formë u përgjigjën dhe babë e bir.Pas përpjekjeve të shumta, gruaja franceze arriti të “mbyllë” në banesë të shoqin dhe të birin, e ndihmuar edhe nga një prej protestuesve, i cili u përpoq të qetësojë turmën.3088D1AC00000578-3414497-image-a-47_1453652934970 3088D1B400000578-3414497-image-a-40_1453652856908 3088D1B800000578-3414497-image-a-48_1453652947088 3088D1C000000578-3414497-image-a-49_1453652950750 3088D1C400000578-3414497-image-a-64_1453653510010 3088D1C800000578-3414497-image-a-50_1453652957059 3088D1D000000578-3414497-image-a-51_1453652968082 3088D1DC00000578-3414497-image-a-52_1453652970980 3088D18A00000578-3414497-image-a-44_1453652900076 3088D19E00000578-3414497-image-a-46_1453652924877 3088D17200000578-3414497-image-a-42_1453652890320 3088D17600000578-3414497-image-a-43_1453652892061 3088D18200000578-3414497-image-a-41_1453652867653 3088D18600000578-3414497-image-a-39_1453652851531