Digjet hoteli në Gjakovë, dy zjarrfikës të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2016, 22:44
Në orët e vona të mbrëmjes, në Komunën e Gjakovës, hotel “Kalaja” është përfshirë nga zjarri. Për pasojë, gjatë tentativave për ta shuar zjarrin kanë marrë lëndime dy zjarrfikës.
Për KosovaPress, komandanti i Policisë për Gjakovën, Kris Gjoka, tha se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga problemet e instalimeve elektrike.E, sipas Gjokës, për shkak se hoteli kishte strukturë druri, kjo gjë ka bërë që hoteli të digjet tërësisht.Ndërsa, sa i përket dy zjarrfikësve, ai konfirmoi se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetë.