Moti ekstrem në SHBA, stuhia 'Jonas' humbet fuqinë e saj drejt oqeanit
Është përmirësuar disi situata në Shtetet e bashkuara të Amerikës pas kalimit të stuhisë “Jonas”, e cila zbardhi të gjitha qytetet dhe paralizoi metropolet amerikane.Qarkullimi i auomjeteve në Nju Jork ka vijuar pas urdhrit të ndalimit të dhënë nga autoritetet si pasojë borës së madhe dhe rrezikut të aksidenteve.Por në Washington DC, autoritetet lokale kanë vendosur të mbajnë të mbyllur metronë, teksa udhëtimet ajrore po përballen me vonesa dhe kaos.Në 5 shtete amerikanë bora arriti mbi 91 centimetër. 6 persona humbën jetën në tentativë për të pastruar borën dhe hapur rrugët, teksa 12 të tjerë vdiqën në incidente të ndryshme që prej të premtes deri të dielën.Të quajtura në rrjetet sociale Snoëmageddon dhe Snoëzilla, stuhia ka humbur fuqinë e saj në rrugën drejt Oqeanit Atlantik.“Jonas” ka prekur 85 milionë njerëz dhe ka lënë pa energji elektrike 200 mijë prej tyre.Qytetet më të prekura janë Shepherdstoën dhe West Virginia, ku trashësia e borës ka arritur në 103 centimetër.700 fluturime janë anuluar gjatë fundjavës, gjë e cila pritet të vijojë edhe gjatë javës, ku vetëm të hënën tashmë janë anuluar 615.Gjendja e jashtëzakonshme u shpall në Nju Jork, Tennessee, Georgia, Kentucky, North Carolina, New Jersey, Virginia, West Virginia, Maryland, Pennsylvania dhe në rajonin e e Kolumbias.Megjithatë, bora ka hijeshinë e saj, e cila josh të vegjlit dhe të rriturit.Shumë amerikane dhe turistë kanë shijuar bukurinë e bardhë të Times Square e Central Park, rrugët boshe e heshtjen refrektare të dimrit.
