Qëlloi me armë në drejtim të pikës së basteve, vetëdorëzohet Altin Dani
Është vetëdorëzuar në polici, 40-vjeçari Altin Dani i shpallur në kërkim prej mbrëmjes së djeshme për tentativë vrasje në një pikë bastesh sportive në Kombinat.Dani mësohet se është dorëzuar në komisariatin numër 2 në kryeqytet pas disa negociatave me blutë. “Policia prej mbrëmjes së djeshme ishte në ndjekje të shtetasit Altin Dani, 40 vjeç, banues në Tiranë dhe pas disa negociatash është dorëzuar në Policia vetëm pak minuta më parë. Dani është dorëzuar në Komisariatin nr.2, Tiranë, shtetasi i shpallur në kërkim për "Tentativë vrasje" mbrëmjen e djeshme në një Euro Lloto”bën me dije policia në njoftimin për mediat.Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së shtunës (23 janar) në rrugën e Qelqit. Burime policore thanë se Dani, është konfliktuar me pronarin e pikës së basteve dhe në gjendje të dehur ka qëlluar në drejtim të objektit.Fatmirësisht nga të shënat nuk u regjistruan të lënduar, por vetëm dëme materiale. Pak minuta pas ngjarjes, policia e Tiranës njoftoi gjetjen e një armes kallashnikov që përdori Dani dhe makinën me të cilën u largua.Altin Dani, është një emër i njohur për Policinë e Tiranës pasi rezulton i përfshirë në disa ngjarje.