Video-mesazhi nga 16-vjeçarja për Merkel: Faleminderit që po vret Gjermaninë!
“Ju lutem na ndihmoni! Sot në Gjermani është shumë e vështirë të jetosh si vajzë”.Janë këto fjalët e një 16 vjeçareje gjermane, e cila tregon eksperiencën e saj personale në bashkëjetesën me emigrantët myslimanë në qytetin e saj.Në videon prej 20 minutash, zonjusha.Vilhelm thotë se ka frikë të dalë me miqtë apo edhe me familjen, ka frikë të shohë një film me shoqet e saj në kinema siç bëntë dikur qetësisht, ka frikë të qëndrojë jashtë pas orës 6 pasdite, një frikë që e shoqëron ditë pas ditë, duke e bërë jetën të pamundur.Materiali filmik është cilësuar si racist dhe që përcjell gjuhë urrejtje nga një pjesë, ndërsa nga të tjerë si realiet i shoqërisë gjermane.Vajza tregon përvoja të ndryshme të jetës së saj, apo ngjarje të stinës së verës kur një grup arabësh i kanë quajtur të përdala vetëm sepse ato ishin veshur me bluza, apo kanatjere.Ajo thotë se myslimanët duhet të respektojnë kulturën perëndimore siç bën Perëndimi me ta.Megjithatë, 16 vjeçarja thotë se regimi i policisë në raste sulmesh është i padrejtë dhe i papranueshëm.Ajo akuzon policinë gjermane për indiferentizëm, por edhe politikanët gjithashtu, duke i përshkruar si njerëz që jetojnë në luksin e tyre dhe nuk bëjnë asgjë për popullin që përballet me pasojat e drejtpërdrejta të emigrantëve.Video përfundon me një mesazh drejtuar kancelares Angela Merkel.“Faleminderit Angela Merkel që po vret Gjermaninë. Unë e kam humbur respektin për ju dhe mendoj se nuk jeni e ndërgjegjshme për atë që po bëni. Ju nuk shikoni sesi ka ndryshuar jeta jonë. Hapi sytë, të duket normale? A duhet unë, një vajzë 16 vjeçare të kem frikë të dal jashtë shtëpisë, të kem frikë të eci në rrugë? Jo, kjo nuk është normale, ju e keni vrarë Gjermaninë”, përfundon ajo duke u bërë apel burrave të mbrojnë gratë dhe fëmijët e tyre.