Moldavia sërish në protestë, kërkohet largimi i qeverisë, çadra para Kryeministrisë
Mbështetës dhe kundërshtarë të Qeverisë së re moldave, e treta në një periudhë më pak se një vjeçare, vijojnë protestat në rrugët e kryeqytetit Kishinau.Opozita, e cila përfshin si grupet proruse ashtu edhe proeuropiane, kërkojnë largimin e kryeministrit Pavel Filip dhe zgjedhje të reja.Protestuesit kanë ngritur një kamp me tenda në sheshin kryesor të kryeqytetit, teksa mbështetësit e Kryeministrit kanë organizuar një kundërprotestë.Qeveria e kryeministrit Filip, e cila ka premtuar integrimin e Moldavisë në Bashkimin Europian, mori detyrën të mërkurën.Por që nga ai moment, pothuajse çdo ditë ka pasur protesta para Parlamentit vendas.Demostratat dhe trazirat janë reflektim i mungesës së vazhdueshme të stabilitetit politik në Moldavi, një nga vendet më të varfra të Europës, ku rreth 1 miliardë dollarë u zhdukën nga sistemi bankar gjatë 2014.Protestuesit janë kundër Fillip dhe mbështesin Vladimir Plahotniuc, një nga biznesmenët më të fuqishëm në Moldavi.Por presidenti Nikolae Timofti javën e kaluar refuzoi të emërojë Plahotniuc për postin e Kryeministrit dhe sipas protestuesve ai emëroi Filipin si Kryeministër për ta pasur një lodër në duart e tij.