Siguria rrugore, pezullohen 28 leje drejtimi, në pranga 5 drejtues automjetesh

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 drejtues automjetesh dhe ka pezulluar 28 leje drejtimi si dhe ka dhënë  30 masa  për mangësi në dokumentacion gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë mëngjesit të së dielës në kryeqytet.1 nga drejtuesit është arrestuar për tentativë të korruptimit të punonjësit të policisë për t'i shpëtuar ndëshikimit pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.Drejtuesi i ka dhënë një kartmonedhe 2000 (dy mijë) lekëshe punonjësit të policisë në këmbim të mos bllokimit nga ana e tij e lejes së drejtimit të automjeti.Policia Rrugore e Tiranës i  ka zhvilluar kontrolle të shumta në rrugët në brendësi të qytetit Tiranë.Këto kontrolle janë ushtruar në kuadër të marrjes së masave për  parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.300100 200