Dëmtohet ujësjellësi që furnizon qytetin e Rrëshenit
Prurjet e shumta të Lumit Fan nga reshjet intensive të shiut, kanë dëmtuar ujësjellësin që furnizon qytetin e Rrëshenit dhe fshatrat përreth me ujë të pijshëm.Shkëputja e tubacioneve ka vënë në alarm autoritetet vendore, të cilët vlerësojnë se dëmet janë të konsiderueshme. Prej dy javesh po punohet për riparimin e magjistralit kryesor të ujësjellësit, ndërkohë që furnizimi me energji bëhet provizorisht me linjën e vjetër."Në qofte se nuk do të bëhet një investim i mirëfilltë, për të vënë argjinatura mbrojtëse që të mundësojnë devijimin e lumit që mos të përseritet më" thotë Mark Leka, Drejtor i Ujesjellesit Mirdite.Falë ndërhyrjes është bërë i mundur ndryshimi i rrjedhës së lumit.Eduart Bardhoci:"Rruga që ndodhet pas nesh nuk ekzsiton më dhe kjo është e dëmtuar në 200-300 metra gjatësi. Toka bujqesore ka humbur 50 metra në dretim të lumit".Rrjedha e fortë e lumit Fan shembi plotësisht dhe rrugën e fshatit Mashtërkor, ndërsa u rrezikuan dhe disa banesa dhe shkolla e fshatit.Vërshimi i Lumit Fan është kthyer në një rrezik serioz për zonën e Mirditës, për shkak së argjinatura e tij është e dëmtuar në disa vende./Oranews.tv/